BERK

Rreth Nesh

BERK, në thelb një shtëpi botuese e pavarur, është mirëfilli edhe një librari e specializuar dhe co-working space, që grish gjithkënd të përjetojë ciklin e plotë të një libri.

BERK është një formë gjuhësore arkaike e shqipes, që shenjon librin, gjurmët tashmë të humbura të së cilës dalin në dritë tek “Gjurmime mbi veprën e D. Gj. Buzukut” nga Dom Nikollë Gazulli  (Hylli i Dritës 1924). Zgjedhja e kësaj emërtese mëton të dëshmojë karakterin e këtij enti libror, i cili synon alkiminë e gjuhës dhe kulturës shqiptare me kritikën dinamike të përbotshme. E njëjta dikotomi frymëzon edhe formatet tona botuese, kështu që librat e BERK do të gjenden si në print ashtu edhe në botime elektronike online. (Për të shkuar tek LIBRI ELEKTRONIK kliko këtu)

Synimi dhe përgjegjësia jonë kryesore është rrokja e një horizonti sa më të gjerë pikëpamjesh si dhe cilësia e brendisë dhe e formës. Vëmendja kryesore e entit BERK përqëndrohet më së shumti tek shqipërimi i veprave jo-letrare të një game të gjerë fushash, sikundër gjuhësi, histori, arkitekturë, filozofi e disiplina të tjera, gjithë me dashjen që ky ent të luajë rol të rëndësishëm në formimin dhe zdritjen e disa temave kryesore aktuale.

Image
Image

Hapësira e entit

E organizuar në 4 dhoma dhe një oborr, BERK është një mikrounivers autentik prej të cilit kushdo del duke marrë me vete veç tjerash edhe një vetëdijësim të mirë mbi trashëgiminë e madhe materiale e jomateriale të traditës tiranase. Shtëpia e qerpiçit u organizua fillimisht sipas modelit tip të banesës mesdhetare me oborr, kuzhinën verore, çardakun dhe hyrjen tipike tiranase me dy këmbë shkallë për te dhomat e banuara. Me kalimin e kohës ata që e banuan e përshtatën banesën e tyre në përputhje me nevojat e përditshme, përshtatje të cilat shpesh u realizuan mirëfilli me punë dore në mënyrë krejt origjinale. Elemente tipizuese të traditës tiranase (si pusi i ndarë përgjysmë me komshiun) mund të qëmtohen nga gjithë ata që duan ta shfrytëzojnë këtë hapësire pune dhe frymëzimi. Ditëve me diell ky ishull i vogël në të ashtuquajturën “Mëhallë e Re” fal kredhjen në qetësinë e plotë të një realiteti tiranas tashmë thuajse në zhdukje. Afërmendsh e bukura është në sytë e kujt e sheh.

Co-Working Space

E përbërë nga mjedise krejt intime të krijuara posaçërisht për shoqërizim, BERK co-working space ofron hapësirë për rreth dymbëdhjetë persona. E hapur vijueshëm 10 orë në ditë, ajo ofron gjithçka ju duhet për t’u përqendruar në disa orë pune të frytshme në një mjedis që ju frymëzon.

Suporte shtesë përfshijnë koneksion wi-fi, një bibliotekë me tituj themelorë nga lëmi i filologjisë, albanologjisë, historisë, artit e arkitekturës, të cilat mund t’ju ndihmojnë në studimet apo punën tuaj. Gjithaq ofrojmë dhe infrastukturë për të zhvilluar mbledhje apo prezantime, si edhe kafe, çaj e kësodore.

Image
Image

Libraria

BERK mer përsipër të përzgjedhë për tregun e lexuesve tanë një listë të kujdesshme të titujve shqiptarë dhe të huaj, përmes shestimit që synon cilësinë. Çka garantojmë ne është shitja në librari e mjaft titujve të rëndësishëm në historinë e zhvillimit të mendimit dhe kritikës, pavarësisht vitit të botimit apo gjuhës së tekstit. Libraria është një hapësirë shumëgjuhëshe.

Image
  • Cel: +355688031526
  • Cel: +355675588022
  • Adresa: Rruga Him Kolli, nr 13
  • Email: info@berk.al

Ju mund të dërgoni email në Berk

E përbërë nga mjedise krejt intime të krijuara posaçërisht për shoqërizim, BERK co-working space ofron hapësirë për rreth dymbëdhjetë persona. E hapur vijueshëm 10 orë në ditë, ajo ofron gjithçka ju duhet për t’u përqendruar në disa orë pune të frytshme në një mjedis që ju frymëzon.

Suporte shtesë përfshijnë koneksion wi-fi, një bibliotekë me tituj themelorë nga lëmi i filologjisë, albanologjisë, historisë, artit e arkitekturës, të cilat mund t’ju ndihmojnë në studimet apo punën tuaj. Gjithaq ofrojmë dhe infrastukturë për të zhvilluar mbledhje apo prezantime, si edhe kafe, çaj e kësodore.

Ju lutemi plotësoni fushën e kërkuar.
Ju lutemi plotësoni fushën e kërkuar.
Ju lutemi plotësoni fushën e kërkuar.
Ju lutemi plotësoni fushën e kërkuar.
Ju lutemi plotësoni fushën e kërkuar.
Image