Ditaret e Shuk Gurakuqit edhe pse nuk janë histori në kuptimin e një doracaku orientues, kanë një vlerë historike të pamohueshme, pasi autori i tyre ka fiksuar en détail skena të jetës së përditshme të Shkodrës së para një shekulli. Falë, Willy Kamsit i cili ka bërë zbardhjen e këtyre fletëve të ditareve të Shuk Gurakuqit, sot lexuesi i zakonshëm ka mundësi të shuajë kureshjten dhe sidomos historiani mund të gjejë në to, një burim parësor në shkrimin e historisë së koklavitur të asaj kohe.