Një vëllim dysh, i dy novelave më teatrale dhe sarkastike të Dostojevskit, përkthyer në vitin 1978 nga Nazim Saiti, i dënuar politik në Burgun e Burrelit. Përkthimet vijnë me një gjuhë të bukur e cila arrin të tejçojë forcën e madhe shprehëse të tregimit dostojevskian. Tregimi i shkurtër satirik “Krokodili”, cili vjen në shqip për herë të parë, shquhet për shpotinë e prezantimit të kapitalizmit të mbas revolucionit industrial nga Europa Perëndimore në Rusi. Përmes shpotisë vë në dukje kontrastet në kontakt me risitë. “Kumarxhiu” nga ana tjetër u shkrua ngaqë vetë Dostojevski ishte i tillë, madje u shkrua brenda një muaji, në formë basti për të dalë nga borxhet.