Poezia e shkruar nga Ervina Halili mbërrin matanë gjithçkaje shkruhet në shqip, mbase pikërisht për shkak të shkrirjes në një të disa përvojave gjuhësore shqipe të shfaqura në rrëfimet e përrallave të traditës ose ne kallëzimet e mistikëve sufi të Ballkanit. Autentike dhe filozofike, kjo poezi materializohet dhe na ushqehet në ciklet e nisjes dhe rikthimit që ndërmerr shpirti në poezinë e saj. Janë pikërisht poezi si “Kanga e ujit” ato që nëpërmjet një figurativizmi tjetër, ftojnë drejt një kujtese e inteligjence universale të qarkulluar pafundësisht, e quajtur ndryshe dhe “rikthimi i përjetshëm i së njëjtës”.