Ky projekt synon të hedhë dritë mbi historinë dhe rëndësinë kulturore të Pazarit të Vjetër të Tiranës, bazuar në materiale arkivore dhe kërkime në terren dhe biblioteka institucionale. Një libërth me ese, ilustrime, dokumente arkivore, foto historike të pa publikuara më parë dhe rindërtim kartografik, që rikrijojnë fytyrën e Pazarit, së bashku me një ekspozitë me veprat artistike të zhvilluara gjatë këtij studimi e filmime historike, kërkon të nxisë reflektimin mbi historinë urbane të Tiranës.