Tek vepra Serbët dhe Arbërit (1925), Šufflay mbështetet në dokumente arkivore, duke bërë jo vetëm analizën paleografike por edhe interpretimin historik të tyre. Pa mëtuar të paraqesë një histori të plotë të arbërve, autori përqendrohet në aspekte të ndryshme të organizimit shoqëror dhe politik, të ligjeve, ekonomisë, traditave, dokeve si dhe të marrëdhënieve me qytetet-republika dhe sundimtarët e ndryshëm të asaj periudhe. Kjo vepër tashmë ka hyrë në fondin klasik të studimeve arbërore, ajo i paraqitet studiuesve në këtë përkthim të ri e të plotë, në përputhje me origjinalin kroatisht dhe me kujdes të veçantë ndaj aparatit të thukët kritik të origjinalit.