BERK

Bli librin elektronik

Tipografia shqiptare

Tipografia shqiptare

€5.00
SKU: Tipografia_shqiptare

Ky studim trajton historinë e veprimtarisë tipografike, shtypshkruese dhe grafike ndër shqiptarë, nga viti 1555, kur njohim shtypjen e parë në shqip e deri në vitin 1912 — me krijimin e shtetit të pavarur shqiptar. Periudha pas vitit 1886 ka një dendësi të theksuar të aktivitetit shtypshkrues dhe të realizimit grafik në përgjithësi. Përmbledhja u kushtohet në rradhë të parë studiuesve të dizajnit grafik dhe tipografëve, por gjithsesi edhe bibliografëve, arkivistëve, historianëve e albanologëve. Sa i përket të dhënave arkivore, autori ka hulumtuar veçanërisht nëpër materialet e Arkivit Qëndror të Shtetit në Tiranë, dosjet Partheni, Lef Nosi, Theodhor Haxhifilipi, Simon Kazanxhiu, Kostantin Kristoforidhi, Kristo Luarasi dhe Gjergj Pekmezi. Për Dhori Kotin kemi ndjekur dosjen Sabri Qyteza dhe atë të Inspektoratit të Arsimit në Korçë. Në Vjenë janë marrë për bazë faqet me alfabetin e Todhrit të mbledhura nga Hahn e të depozituara në Bibliotekën Kombëtare të Vjenës nga Leopold Geitler. Nga e njejta adresë vjen dhe mostra tipografike e Auerit e vitit 1847. Në Bibliotekën Kombëtare në Paris, është marrë në shqyrtim Supplément grec 251, me shënimet në shqip të depozituara aty nga Pouqueville në vitin 1819. Për një pjesë të shënimeve origjinale arkivore mbi shtypshkronjën e Propaganda Fides në Romë, janë ndjekur disa materiale të botuara nga Michele Amari në vitin 1878.

Dimension (L x W x H) 0 x 0 x 0
Weight 0

Preview

Image