BERK

Bli librin elektronik

Nata

Nata

€4.00
SKU: Nata

"Nata" e Bilge Karasusë është një alegori e tmerrshme e shtetit totalitar, e cila dhe njëherë na ilustron pjerrjen e veçantë të letërsisë turke për fabulën politike. "Nata" u shkrua në vitet 1975-1980, kohë kur Turqia qe ndarë mes diktaturës ushtarake dhe revolucionit të rrugës, dhe kur shumë intelektualë turq u syrgjynosën burgjeve si rrjedhojë e dhunës dhe terrorit politik. Në tregimin e Karasusë, një shkrimtar i paidentifikuar e gjen veten nën hetim nga një ish-shok shkolle, i cili tani është bërë pjesë e Lëvizjes Diell (thirrje për teoritë gjuhësore, ultranacionaliste të turqishtes si “gjuhë diell”). Shkrimtarin e vëzhgojnë këmba-këmbës dy agjentë, një burrë dhe një grua; me zhvillimin e ngjarjeve personazhet copëtohen dhe shkrihen në një unitet të dalë nga ndonjë makth. Autori pyet “A shpëtohet dot nga çmendja duke i shkruar gjithë këto?” Struktura e “Natës” – me shënime fragmentare nga defterë të ndryshëm, të shoqëruar me fusnota që komentojnë tekstet e mëparshme -- dhe përdorimi i autorëve të shumtë, anonimë dhe jo të besueshëm, kombinohen për të intensifikuar atmosferën e kaosit, duke minuar në sy të lexuesit autoritetin e rolit të shkrimtarit. Dy linjat, ajo narrative dhe reflektimi mbi shkrimin e librit, gërshetohen për t’u ndarë më pas, secila në trajektoren e saj të vetëshkatërrimit.

Dimension (L x W x H) 0 x 0 x 0
Weight 0

Preview

Image