"Vdekja aksidentale e një anarkisti” është një satirë politike mbështetur mbi ironinë dhe humorin therës, një nga ato satira që nxisin mendimin e lirë. Libri lexohet me një frymë e madje të grish t’ua lexosh miqve me zë të lartë. Ndonëse duke lexuar therja e ironisë shkon deri aty sa t’i bëjë dialogjet të duken të stisura, duam t’ju bëjmë me dije se çdo dialog bazohet mbi fakte dhe deponime konkrete. Çmim Nobel 1997.