Ky libër përbën materialin bazë të punës së gjatë disavjeçare kërkimore të studiuesit Abaz Hoxha, në lëmin e historisë së kinematografisë shqiptare. Në vazhdën e kërkimit të ngritur mbi një sërë dokumentesh të botuara dhe jo, libri informon rreth datave të fillimeve të kinemasë në Shqipëri, xhirimeve të filmave nga shoqëri të huaja, si dhe, një sërë ngjarjesh të ndryshme, të cilat e bëjnë më të plotë historinë e artit të shtatë në Shqipëri.