Kategoritë
Titulli
Mbi standardizimin e gjuhës; Përzgjedhje mes alternativash (rasti i gjuhës shqipe)
Përshkrimi
Ky vëllim trajton standardizimin e gjuhës shqipe pas Luftës së Dytë Botërore. Ai mbulon rolin kompleks të tre faktorëve të rëndësishëm në zhvillimin e shqipes standarde: qeverisjen socialiste të pasluftës, traditën letrare shqipe dhe marrëdhënien sociolinguistike dhe historike midis dialekteve të shqipes.
Standardizimi shihet si një çështje e përzgjedhjes së formave nga një grup alternativash konkurruese; vepra shqyrton kriteret shoqërore, historike dhe gjuhësore që kanë përcaktuar zgjedhjen e formave standarde. Kështu, studimi ka implikime për zhvillimin e një teorie të standardizimit të gjuhës.
Përveç trajtimit të gramatikës dhe fjalorit, vëllimi mbulon edhe standardizimin e fonologjisë – një temë e cila përgjithësisht është anashkaluar në studimet moderne mbi standardizimin. Autorja vë në dukje edhe rolin e rëndësishëm që kanë luajtur si struktura gjuhësore, ashtu edhe ndryshimi gjuhësor në standardizimin e shqipes, veçanërisht në gramatikë dhe fonologji. Në disa raste bëhen krahasime ndërmjet shqipes dhe gjuhëve të tjera të standardizuara.
Vepra u intereson jo vetëm sociolinguistëve, por edhe studiuesve të letërsisë dhe, natyrisht, studiuesve të ballkanistikës.
Titulli
Prendimi i andrrimeve
Përshkrimi
Gasper Pali lindi në qytetin e Shkodrës në vitin 1916, qytet në të cilin mori formimin fillestar, e nësa ma bazikun e muer në Firenze. Ai mbahet si nji ndër poetët që xên nji vend të caktuem në letërsinë shqipe: disi i skajtë (i mënjanuem), për shkak edhe të prodhimtarisë së tij letrare jo fort sasiore. Aktiviteti poetik i Gasper Palit, nisë e thadrohet atëbotë kur po njihej era e modernitetit në letërsinë shqipe; arrin të individualizohet e ndahet në shêj si poet, tue mos i përngja disa prej poetëve e shkrimtarëve shqiptarë.
Titulli
Kishat Pasbizantine në Shqipëri
Përshkrimi
Botimi i dytë i librit “KISHAT PASBIZANTINE NË SHQIPËRI”, nga Pirro Thomo, vjen 30 vjet nga përgatitja e botimit të tij të parë, si rrjedhojë dekadash të tjera në gjurmimin, dokumentimin, studimin dhe restaurimin e kishave pasbizantine në Shqipëri. Përpjekja për një vështrim më të plotë solli dhe rritjen e numrit të monumenteve të studiuara, nga 88 të botimit të parë, në 111 monumente në këtë ribotim.
Numri i madh i kishave të ritit ortodoks të periudhës pasbizantine që ruhen në Shqipëri, variacioni i madh tipologjiko-arkitektonik që ato paraqesin në krahina dhe kohë të ndryshme, si dhe vlerat e larta artistike që ato përmbajnë mbeten përherë objekt i rëndësishëm studimi dhe hulumtimi për gjenerata të tëra studiuesish.
Titulli
Fillimet e kinemasë në trevat shqiptare vit pas viti (1897-1945)
Përshkrimi
Titulli
Historij' e vonë
Përshkrimi
Vëllimi i dytë i shkrimeve historike të Mustafa Merlikë-Krujës, përzgjedhur prej letërkëmbimit të tij të gjerë dhe plot gjykime e dëshmi të vyera e kureshtare vetjake të Shqipërisë gjatë gjysmës së parë të shekullit XX.

Kontakt
Na ndiq
Për të parë të rejat e fundit, mund të na ndiqni në rrjetet sociale